Rosalia Messina Denaro, motra e bosit të mafies, Matteo Messina Denaro, u dënua me 14 vjet burg, vendim i dhënë nga magjistratja e Palermos, Clelia Maltese. Bosi i mafies Matteo Messina Denaro u arrestua më 16 janar 2023 pas tridhjetë vjetësh në arrati dhe vdiq shtatorin e kaluar nga një sëmundje e pashërueshme.
Më 29 mars, prokurorët Giancluca De Leo dhe Pierangelo Padova kishin kërkuar një dënim me 20 vjet burg për gruan, motrën më të madhe të bosit mafioz, të arrestuar në mars 2023, disa javë pas sulmit në të cilin Matteo Messina Denaro u befasua dhe u arrestua nga ROS në klinikën La Maddalena në Palermo, ku po trajtohej me një emër të rremë.
Nga hetimet, të koordinuara nga prokurori Maurizio de Lucia, doli bashkëpunimi i Rosalia-s, një figurë kyçe në fshehjen e vëllait të saj, por jo vetëm. Rosalia ruante sekretet e tij dhe gjithë familjes mafioze. Gruaja menaxhonte edhe rrjetin e transmetimit me të cilin shefi komunikonte dhe u jepte udhëzime mbështetësve dhe miqve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co