“Turistët të shkojnë në shtëpi”, Ministri spanjoll dënon protestat ndaj turistëve në Barcelonë

turistet te shkojne ne shtepi ministri spanjoll denon protestat ndaj turisteve ne barcelone
turistet te shkojne ne shtepi ministri spanjoll denon protestat ndaj turisteve ne barcelone

Ministri i Turizmit i Spanjës dënoi veprimet e një grupi protestuesish që spërkatën me uje turistet në Barcelonë gjate fundjaves. Sipas ministrit spanjoll, keta persona nuk përfaqësojnë kulturën e mikpritjes së ketij vendi.

Aktivistët që protestojnë kundër efekteve të turizmit masiv në qytet marshuan nëpër qendrën e qytetit duke brohoritur slogane të tilla si “turistët te shkojnë në shtëpi”.

Ministri Jordi Hereu, i cili ka shërbyer më parë si kryebashkiak i Barcelonës, u tha gazetarëve se ndërsa veprimet e demonstruesve ishin të dënueshme, incidenti ishte ekzagjeruar nga mediat ndërkombëtare. Aktivistët kundër turizmit kanë organizuar gjithnjë e më shumë protesta në Barcelonë dhe qytete të tjera bregdetare si Palma de Mallorca apo Malaga, duke thënë se vizitorët rrisin kostot e strehimit dhe bëjnë që banorët të mos jenë në gjendje të përballojnë të jetojnë në qendrat e qytetit.

[embedded content]

Hereu tha se sektori i turizmit duhet të rregullohet dhe të diversifikohet për ta bërë atë më të qëndrueshëm. Rishpërndarja e fitimeve të sektorit dhe përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në turizëm do të ndihmonte në lehtësimin e shqetësimeve të qytetareve, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →