E fërshëllyen nga minuta e parë deri në të fundit, gjermanët i kërkojnë ndjesë Marc Cucurella: Ishte një turp

e fershellyen nga minuta e pare deri ne te fundit gjermanet i kerkojne ndjese marc cucurella ishte nje turp



































Mediat gjermane kanë kritikuar ashpër sjelljen e tifozëve gjermanë të pranishëm në Mynih që kanë fërshëllyer nga minuta e parë deri në të fundit çdo prekje të topit nga mbrojtësi i Spanjës, Mark Kukureja.

kukure

Fërshëllimat në adresë të mbrojtësit për shkak të penalltisë së pretenduar për lojë me dorë të humbur nga arbitri në ndeshjen çerekfinale të premten e kaluar në Shtutgart.

Revista “Kicker”, e ka quajtur të turpshëm, të marrë dhe në kundërshtim me idenë e lojës së ndershme reagimin e gjermanëve. Nga ana e tij, kanali televiziv “NTV” përcaktoi se disa fansa të “Mannschaft” u shfaqën si humbës të këqij dhe gjithashtu mikpritës të këqij dhe se nuk kishte kuptim të fërshëllehej një lojtar si Kukureja.

Edhe gazeta “Die Welt” ka reaguar ashpër, me një letër të hapur e shkruar edhe në spanjisht: “Na vjen keq spanjollë, jemi sjellë si humbës të padenjë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →