Ndërsa dielli shkëlqen më shumë dhe temperaturat rriten, zemrat tona duket se rrahin më shpejt. Dashuria e verës zë një vend të veçantë në zemrat tona dhe këtë vit kjo nuk ndryshon.
Afërdita largohet nga Gaforrja romantike dhe hyn në Luan, ndaj nga 10 korriku ngrihet atmosfera e dashurisë.
Shenjat e mëposhtme kanë më shumë gjasa të përjetojnë një lidhje të zjarrtë dashurie pjesën tjetër të verës.
Dashi
Jeni gati të përjetoni një verë të jashtëzakonshme? Planeti juaj sundues, Marsi do t’ju mbushë me energji dhe vendosmëri, që do të thotë se nuk do të keni asnjë problem për të tërhequr dashuri të reja.
Është shumë e mundur të takoni dikë që do t’ju tërheqë absolutisht. Jini të guximshëm dhe shkoni pas asaj që dëshironi, yjet janë në anën tuaj.
Luani
Dielli, planeti juaj sundues, do t’ju japë të gjithë shkëlqimin që ju nevojitet për t’u dalluar. Mos u habitni nëse bëheni në qendër të vëmendjes në çdo hap tuajin. Një dashuri e re mund të jetë afër, ndoshta edhe në një festë apo udhëtim veror.
Dhe nëse mendoni se tashmë keni gjetur gjysmën tjetër, mendoni përsëri. Planeti i dashurisë dhe kënaqësive do t’ju japë hijeshi, hir dhe besim dhe do të ndjeni se gjithçka rrjedh në mënyrë shumë harmonike në marrëdhëniet dhe partneritetet tuaja.
Ujori
Veçantia dhe pavarësia juaj do të jenë jashtëzakonisht tërheqëse këtë verë. Urani, planeti juaj në pushtet, do të sjellë kthesa të papritura dhe mundësi emocionuese për dashuri. Bëhuni gati për surpriza dhe fillime të reja.
Nëse jeni beqarë, ka mundësi që Afërdita të sjellë një dashuri të re në jetën tuaj. Nëse tashmë jeni të përkushtuar, kjo është koha e duhur për ta zyrtarizuar lidhjen tuaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co