Të paktën 65 delfinë të zinj kanë ngordhur pasi u lanë në brigjet e një ishulli skocez, tha sot një grup shpëtimi për kafshët.
British Divers Marine Life Rescue tha se dërgoi shpëtimtarët në brigjet e Santai, një ishull i vogël në arkipelagun Orkney, sapo u informua për incidentin.
“Pas mbërritjes, shpëtuesit zbuluan se kishte rreth 77 delfinë me hundë shishe në cekëti, të cilët me sa duket kishin mbetur të bllokuar për shumë orë. Fatkeqësisht, vetëm 12 prej tyre (ishin) ende gjallë”, tha organizata për mbrojtjen e kafshëve.
Delfinët mund të ngecin në plazh për një sërë arsyesh, të tilla si kur humbasin rrugën e tyre ose kur bllokohen nga baticat, por shkencëtarët theksojnë se nuk ka asnjë arsye përfundimtare pas fenomenit, i cili është regjistruar.
Delfinët e zinj, në veçanti, kanë lidhje të ngushta me njëri-tjetrin dhe kur njëri prej tyre futet në telashe, të tjerët shpesh ndjekin shembullin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co