Shqiperia

Protesta e opozitës, Lela: Një protestë e mirë, mesazhet ishin të qarta

protesta e opozites lela nje proteste e mire mesazhet ishin te qarta
protesta e opozites lela nje proteste e mire mesazhet ishin te qarta

Alfred Lela, Drejtor i zyrës së komunikimit në PD, theksoi në emisionin “Open” në News24 se ishte një protestë e mirë, pavarësisht temperaturava të larta.

“Ishte një pjesëmarrje e mirë, tregoi se në Shqipëri ka një nerv opozicioni. Ishte një protestë e ngjashme me atë të 7 korrikut të vitit të kaluar. Opozita me mesazhin e saj e bëri të qartë se objektivi është qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha”, tha Lela.

[embedded content]

Ai u shpreh se SPAK është në lojën dhe pozicionin e tij të vetëm në raport me Sali Berishën, ndërsa opozita është në të drejtën e saj.

“SPAK nuk ka pse të trembë opozitën, pasi ju e mbani mend atë Irenën me disa mbiemra, e cila shkoi deri aty sa gjeti një enveriste për të mbrojtur Sali Berishën. Kjo protestë është etapa e hapjes dhe jo e përmbylljes”, tha Lela.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts