“Pjesëmarrja flet vetë, qytetarët na u përgjigjën”/ Këlliçi: Kërkesat janë ultimative, ja kur do të jetë protesta e radhës…

pjesemarrja flet vete qytetaret na u pergjigjen kellici kerkesat jane ultimative ja kur do te jete protesta e radhes
pjesemarrja flet vete qytetaret na u pergjigjen kellici kerkesat jane ultimative ja kur do te jete protesta e radhes

Protesta e thirrur nga opozita para godinës së Kryeministri është mbyllur pas dy orësh, nga momenti që nisën fjalimet në podiumin e vendosur para godinës qeveritare. Protestuesit u thirrën në orën 20:00, po protesta ka nisur 20 minuta më pas, me një fjalim të regjizorit Edmond Budina. Në protestën kanë marrë fjalën 8 personazhe, mes të cilëve dhe Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Në momentin që Beroisha ka marrë fjalën, drejt godinës së Kryeministrisë janë hedhur disa molotovë. Në përfundim të fjalës së kreut demokrat, i cili iu drejtua protestuesve për më shumë se 60 minuta përmes një ekrani, mbështetësit opozitarë u zhvendosën në drejtim të Bashkisë së Tiranës, atje ku qëndruan për rreth 20-25 minuta.

[embedded content]

Edhe ndaj godinës së Bashkisë së Tiranës janë hedhur molotovë, ka pasur disa tensione sporadike mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa më pas protesta është shpërndarë. Deputetët e PD-së që kanë udhëhequr protestuesit i janë drejtuar selisë së kësaj partie, të ndjekur nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes për të protestuar.

Dy nga qëllimet e kësaj proteste ishin: qeveria teknike përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e cila konsiderohet si një kusht për zgjedhje të lira, si dhe lirimi i Sali Berishës nga masa e “arrestit shtëpiak” të vendosur nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.

Ashtu sikundër ndodh pas çdo proteste, debati vijon mbi numrat e pjesëmarrjes, ndërsa zyrtarë të PD-së janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen, referuar edhe temperaturave të larta, faktit se kemi të bëjmë me kulmin e sezonit veror dhe njerëzit mund të jenë larguar me pushime, por edhe Kampionatit Europian.

Belind Këlliçi në një intervistë për gazetarin e News24, Osman Stafa u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë.

“Pjesëmarrja flet vet, jemi në mes të sezonit veror, në 11 korrik, ka pasur me mijëra qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës. Kjo nuk është protesta e fundit që ne bëjmë për këtë sezon. Protesta foli vetë përmes pjesëmarrjes së lartë, përmes simbolikave të ndryshme. Vajtja e qytetarëve nga Kryeministria te Bashkia ishte spontane”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se kërkesat e opozitës janë ultimative.

“Ky format proteste nuk do të jetë më, nuk do të ketë një zgjidhje tjetër në momentin që opozita do të refuzohet”, tha Këlliçi. Ai nuk pranoi të sqaronte se çfarë do të ndodhte nëse Qeveria do të refuzonte kërkesat e opozitës, që janë qeveria teknike dhe lirimi i Berishës, por tha se ky do të ishte një vendim i strukturave drejtuese të PD-së.

Ndër të tjera, Këlliçi bëri me dije se opozitarët do të protestojnë sërish më datë 18 korrik, para Bashkisë së Tiranës. “Ajo që mund t’ju konfirmoj është se sot java, në datë 18 ditën e enjte do të ketë sërish protestë tek bashkia, në orën 11 paradite“, tha ai. “Pa shkuar para drejtësisë ata që abuzojnë më fondet publike, që vjedhin taksat e qytetarëve çdo dit PD nuk i ndal protestat. Protesta e sotme foli vet, me folësit me simbolikat, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe kërkesën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, vijoi Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →