Shqiperia

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Përplasen 4 makina, shkak bëhet një…gomar

aksident i rende ne fier lushnje perplasen 4 makina shkak behet njegomar
aksident i rende ne fier lushnje perplasen 4 makina shkak behet njegomar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier -Lushnje.

Gazetari Ilmi Saliaj raporton për Balkanweb se në aksident janë përfshirë 4 automjete, që lëviznin me drejtim Lushnje-Fier, ndërsa shkak për këtë aksident është bërë një kafshe pune, gomar.

Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur policia, për të zbardhur shkaqet, si dhe një automjet zjarrfikës, që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.

Ndërkohë nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts