Sulm masiv kibernetik në Francë, vidhen të dhënat e 33 milion qytetarëve, ja për çfarë bëhet fjalë

sulm masiv kibernetik ne france vidhen te dhenat e 33 milion qytetareve ja per cfare behet fjale
sulm masiv kibernetik ne france vidhen te dhenat e 33 milion qytetareve ja per cfare behet fjale

Një sulm masiv kibernetik, më i madhi i shënuar ndonjëherë në historinë e Francës, ka shkaktuar që të vidhen të dhënat e gjysmës së popullsisë franceze, duke vënë kështu në rrezik 33 milionë banorë.

Dy kompani – Viamedis dhe Almerys – ofrues shërbimesh për kompanitë e sigurimit mjekësor-, ishin shënjestër të një sulmi kibernetik që ndodhi me pesë ditë diferencë në fillim të shkurtit.

Sipas ofruesit të parë, Viamedis, hakerët përdorën aksesin e mjekëve për të hyrë në sistem.

Almerys tha se hakerët nuk kishin shkelur sistemin qendror, por kishin hyrë në një portal të përdorur nga profesionistët e shëndetësisë.

Dy ofruesit kanë bërë ankesa në prokurori dhe mbi rastin është duke u zhvilluar një hetim.

Mbi 33 milionë njerëz – pak më pak se gjysma e popullsisë franceze – u prekën nga rrjedhja e të dhënave, e cila përfshinte detaje si “gjendja civile, data e lindjes dhe numri i sigurimeve shoqërore, emri i siguruesit shëndetësor dhe mbulimi i siguruar nga politika.

Autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave (CNIL), siguroi se pjesë e sulmit nuk ishin
detajet bankare, të dhëna mjekësore, adresa postare, numër telefoni ose e-mail.

“Kjo është hera e parë që ka pasur një shkelje në një shkallë të tillë,” i tha transmetuesit francez Franceinfo të enjten Yann Padova, një avokat i specializuar në mbrojtjen e të dhënave dixhitale dhe ish-sekretar i përgjithshëm i autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave (CNIL).

Sipas Padovës, kjo është “shkelja më e madhe e sigurisë në Francë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →