Skenari surprizë i protestës/ Mbështetësit e opozitës mbyllin tubimin te Kryeministria, marshojnë drejt Bashkisë së Tiranës dhe hedhin molotov (VIDEO)

skenari surprize i protestes mbeshtetesit e opozites mbyllin tubimin te kryeministria marshojne drejt bashkise se tiranes dhe hedhin molotov video

Pasi mbyllën protestën para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës marshuan në këmbë papritur përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Një skenar surprizë që gjeti të papërgatitur dhe forcat e rendit. Në pak minuta turma e protestuesve ishte para shkallëve të Bashkisë së Tiranës.

[embedded content]

[embedded content]

Me të mbërritur ata kanë hedhur molotov drejt godinës së Bashkisë të kryeqytetit.

Protestuesit kanë hedhur molotov te dritarja e Bashkisë, ku janë djegur edhe disa flamuj.

Teksa hodhën molotov, protestuesit thirrën në korr “Poshtë hajdutët”, “Berisha” etj.

Mes protestuesve të mbledhur përpara Bashkisë së Tiranës dhe policisë ka pasur edhe disa përplasje e shtyrje.

Perplasja1
Perplasja1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →