Bota

Trazira në burgun italian, i nxehti shkakton revoltë te të dënuarit

trazira ne burgun italian i nxehti shkakton revolte te te denuarit
trazira ne burgun italian i nxehti shkakton revolte te te denuarit

Kushtet e rënda për shkak të vapës dhe mbipopullimi shkaktuan revoltën e disa të dënuarve në burgun “Ernesto Mari” në Trieste.

Një grup të burgosurish u vetëizoluan për disa orë dhe në fund u përplasën me policinë, e cila përdori gazin lotsjellës dhe dhunën për të vendosur situatën në kontroll.

Sipas raportimeve ka dhe të lënduar, por të gjithë janë në radhët e të burgosurve.

Rreth njëqind nga 260 të burgosurit në “Ernesto Mari” morën pjesë në revoltë, një numër shumë më i lartë nga 150 që ai duhej të akomodonte. Pas disa orësh tensioni, protesta ka përfunduar.

Në mbrëmje të burgosurit bërtisnin nga dritaret se detyroheshin të flinin në dysheme, mbi dyshekë me çimka. Situata e vështirë brenda burgut është raportuar disa herë gjatë muajve të fundit. 4 persona me sëmundje u dërguan në urgjencë, një me intoksikim nga tymrat dhe dy të burgosur me probleme në zemër, të transferuar për siguri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts