Bota Sport

Finalja e Kupës së Amerikës/ Argjentina do të përballet Kolumbinë e pamposhtur, Leo Messi elozhe kundërshtarit: Ka lojtarë të mirë në çdo repart dhe…

finalja e kupes se amerikes argjentina do te perballet kolumbine e pamposhtur leo messi elozhe kundershtarit ka lojtare te mire ne cdo repart dhe



































Këtë të diel, Kolumbia dhe Argjentina do të luajnë finalen e Kupës së Amerikës në stadiumi Hard Rock në Miami.

Messi

Nga njëra anë do të jetë skuadra më e mirë e këtij kompeticioni, pasi Kolumbia kërkon kërkon triumfin e dytë në këtë kompeticion.

Në anën tjetër, rivalët e tyre janë Argjentina kampione në fuqi e Kupës së Botës, e cila kërkon triumfin e 16 të Kupës së Amerikës.

Para kësaj ndeshje, kapiteni i Albiceleste , Leo Messi në një intervistë për FoxNews, vlerësoi Kolumbinë dhe vuri të pah cilësitë e mira të kundërshtarit.

Ylli i Inter Miamit tha se pa gjysmëfinalen ndaj Uruguait dhe kuptoi punon e mrekullueshme të trajnerit, Nestor Lorenzo.

Me të në stol, Kolumbia ka 28 ndeshje që nuk e njeh humbjen.

“Ne pamë ndeshjen mes Kolumbisë  dhe Uruguait. E dinim që të cilado skuadër që do vinte në finale, do të ishte një kundërshtar i vështir për ne. Arsyeja pse Kolumbia nuk ka humbur për kaq shumë kohë, është sepse ata janë një ekip që ka shumë të mirë në cdo repart, luajnë futboll të shpejtë, intensiv dhe kanë sulmues me klas të lartë” theksoi Messi.

Rekordi aktual i skuadrës kolumbiane prej 28 ndeshjesh pa humbje është një rekord kombëtar me humbjen e fundit që vjen në shkurt 2022, për ironi kundër Argjentinës në kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts