Bota Sport

Heroi i Anglisë kundër Holandës, 9 vite më parë Uotkins luante me amatorët

heroi i anglise kunder holandes 9 vite me pare uotkins luante me amatoret



































Kam pritur për atë moment për javë të tëra”, tha Oli Uotkins menjëherë pas ndeshjes dhe ai e pati atë shans.uotkinsMe kronometrin që shënonte 89:59 në gjysmëfinalen e Anglisë në “Euro 2024” kundër Holandës, me rezultatin 1-1 në Dortmund, topi i shkoi sulmuesit nga Devoni, i cili ende po luante në Ligën Angleze të Futbollit mbi katër vjet më parë në moshën 24-vjeçare. Lojtari i Aston Vilës ktheu Stefan de Vrajin dhe goditi në këndin e poshtëm për një nga golat më të rëndësishëm të Anglisë të shënuar ndonjëherë. Ai ktheu kohën nëntë vite, kur sapo kishte përfunduar një periudhë huazimi te amatorët e Ueston-super-Mare jashtë ligës nga skuadra e Ligës Dy, Ekseter.

I pyetur pas heroizmave të tij në Dortmund nëse mund ta imagjinonte këtë në atë kohë, ai tha: “Mund të ëndërrosh, por unë jam realist. Unë thjesht isha i fokusuar të kthehesha në ekipin e parë tek Ekseter. Nuk kam ëndërruar për këtë të jem i sinqertë. Nuk mund të gënjej dhe të them se e bëra. Të shënosh për Anglinë është fantastike, por nuk mendoja se do ta bëja në një turne të tillë”. Goli i fitores i Uotkinsit, më shumë se e justifikoi vendimin e Garet Sauthgejtit për të zgjedhur atë për të zëvendësuar golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Anglisë, Herri Kejn, me nëntë minuta nga fundi. Ai hyri së bashku me Kol Palmerin, i cili asistoi golin e tij.

“Po pyesja veten se kur do të ndodhnin zëvendësimet. Ato ishin të drejta dhe ishin perfekte,” tha ishkapiteni i Anglisë, Alan Shirer në “BBC Radio 5 Live”. Ish-sulmuesi i Brentfordit, Uotkins, kishte luajtur vetëm 20 minuta në një turne të madh përpara këtij, në fazën e grupeve kundër Danimarkës, pasi ishte lënë jashtë skuadrave në “Euro 2020” dhe “Kupën e Botës 2022”. “Kur isha në pankinë i thashë Din Hendersonit: ‘Unë mund të bëj diferencën sot dhe duhet të hyj’. Shfrytëzova rastin tim, e shënova dhe tani jemi në finale. Edhe një ndeshje e fundit”, tha ai. Ndryshe nga shumë lojtarë të Anglisë, Uotkins e filloi karrierën e tij më poshtë në piramidën e futbollit, te Ekseter Siti.

“Ai kishte qëndrimin perfekt, karakterin e përsosur dhe aftësinë fizike. Ai i kishte të gjitha kutitë të shënuara, në moshën 17, 18, 19 vjeç ai kurrë nuk luajti aq mirë sa duhej të kishte luajtur,” tha Pol Tisdejl, menaxheri i parë i Uotkinsit tek Ekseteri. Në moshën 18- vjeçare, kryesisht duke luajtur në krah, Uotkins kishte bërë katër paraqitje në ekipin e parë për Ekseterin përpara se të dërgohej në huazim tek Uestonsuper-Mare në Konferencën e Jugut, kategoria e gjashtë. Ai shënoi 10 gola në 18 ndeshje titullar atje dhe hyri në ekipin e parë të Ekseterit si sulmues. “Papritmas motori u ndez. Unë kurrë nuk kam parë një lojtar të ketë një zhvendosje kuantike në progresin e tij sa Oli”, tha Tisdejl.

Ai u largua në Championship tek Brentfordi në 2017 për 1.8 milionë paund pasi kishte shënuar 26 gola në 78 paraqitje për Ekseterin. 49 gola të tjerë pasuan në 143 ndeshje për “bletët” përpara se ai të bëhej lojtari më i shtrenjtë i Championship-it ndonjëherë kur u bashkua me Aston Vilën për 28 milionë paund tre vjet më vonë. Në këtë skuadër, vetëm Ivan Tonej, rivali i tij për vendin për të zëvendësuar Kejnin në fund të ndeshjeve, ka luajtur më shumë ndeshje Ligën Angleze të Futbollit. Uotkins e ka nisur tek Vila me 70 gola në 169 ndeshje, duke shënuar 19 gola në Premier Ligë sezonin e kaluar për ta çuar klubin e tij në Ligën e Kampioneve.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts