Bota

Të akuzuar për përfshirjen në “grushtin e shtetit” të vitit 2016, lirohen të gjithë të arrestuarit në Malin e Zi

te akuzuar per perfshirjen ne grushtin e shtetit te vitit 2016 lirohen te gjithe te arrestuarit ne malin e zi



































Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Mali i Zi

Kryesuesi i Këshillit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Zoran Radoviç, tha duke shpallur vendimin e lirimit se “nuk ka pasur prova se të pandehurit janë fajtorë për veprat me të cilat ngarkohen, andaj ata lirohen nga akuzat”.

Vendimi liroi nga akuzat shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, agjentë të dyshuar të shërbimit ushtarak rus të zbulimit, GRU, që ngarkoheshin me organizimin dhe financimin e një organizate kriminale, me qëllim të rrëzimit të qeverisë së Malit të Zi.

Gjykata e Lartë vendosi lirimin nga akuzat edhe të udhëheqësve të Frontit Demokratik pro-rus, kryetarin aktual i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiç, deputetin Milan Knezheviç dhe bashkëpunëtorin e tyre Mihailo Çagjenoviç, si dhe gjeneralin në pension të xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiç si dhe shtatë peronave të tjerë, shtetas serbë.

Askush nga Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.

Të gjithë personat e liruar qenë dënuar më gjithsej 70 vjet heqje lirie në vitin 2019, por dy vjet më pas, Gjykata e Apelit e riktheu çështjen në rigjykim.

Ata akuzoheshin se kishin planifikuar të pushtonin parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse.

Zyrtarët rusë i kishin hedhur poshtë pretendimet duke i cilësuar ato si “absurde”.

Mali i Zi, vendi i vogël në breg të Detit Adriatik, i cili u pavarësua nga Serbia në vitin 2006, në vitin 2017 u bë anëtari i 29-të i NATO-s, duke nxitur zemërimin e Moskës e cila kundërshton përfshirjen e Ballkanit në aleancën ushtarake perëndimore./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts