40-vjeçari vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, pesë në pranga për mos kallëzim krimi (EMRI)

40 vjecari vrau nje person dhe plagosi dy te tjere pese ne pranga per mos kallezim krimi emri
40 vjecari vrau nje person dhe plagosi dy te tjere pese ne pranga per mos kallezim krimi emri

Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi dhe Jetmir Kuraj persona janë vënë në pranga nga blutë e Tropojës, lidhur me ngjarjen e regjistruar të mërkurën në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

40 Saimir Sadiku plagosi me thikë Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç dhe Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, ky i fundit si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spital, ndërsa 2 të tjerët janë ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se pas hetimeve 5 persona u arrestuan pasi akuzohen për mos kallëzim krimi.

Ndërkohë që Saimir Sadiku është shpallur në kërkim, policia ka referuar tashmë materialet pranë Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →