Në letër, përpara fillimit të Evropianit, Anglia ishte favoritja kryesore për të triumfuar, por rrugës, “tre luanët” jo vetëm që nuk shkëlqyen, por lanë shumë për të dëshiruar, në situata të tilla i pari që përfundon në akuzë është trajneri, me mediat dhe opinionin në ishull që sulmuan Southgate.
Pavarësisht këtyre detajeve, me apo pa shkëlqim, fakt është që Anglia siguroi një biletë për në finale. Jo vetëm kaq, por ky është Evropiani i dytë radhazi që Southgate arrin të dërgojë Anglinë në finale. Ky përfundim ka bërë që drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit të ndryshojnë qasje në raport me Southgate.
Sipas mediave angleze, FA i ka ofruar Southgate një rinovim të kontratës të paktën deri në 2026, një lëvizje e rëndësishme kjo dy ditë përpara finales së madhe të “Euro2024”. Për momentin, Southgate ka marrë më shumë kohë, çdo diskutim mbi të ardhmen do të kryhet pas përfundimit të Evropianit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co