Dhunimi brutal i Sokol Mëngjesit, autorët ende në arrati! Drejtori i Policisë së Tiranës: Kërkimet për kapjen e tyre, në çdo territor të Shqipërisë

dhunimi brutal i sokol mengjesit autoret ende ne arrati drejtori i policise se tiranes kerkimet per kapjen e tyre ne cdo territor te shqiperise
dhunimi brutal i sokol mengjesit autoret ende ne arrati drejtori i policise se tiranes kerkimet per kapjen e tyre ne cdo territor te shqiperise



































Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e tre prej autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 29 majit në kryeqytet, vetëm pak minuta pasi kishte lënë fëmijën e vogël në kopsht.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj u shpreh se kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tyre vijojnë në gjithë territorin e Shqipërisë.

“Policia e Tiranës ka bërë të mundur të  arrestojë dy autorët kryesorë, të cilët hetohen nën masën e sigurisë arrest me burg dhe njëkohësisht vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e 10 personave të tjerë.

Fillimisht kërkimet tona kanë qenë në territorin e qarkut të Tiranës, por tashmë vijojnë në gjithë territorin dhe shpresojmë që të kemi rezultate të shpejta për vendosjen para drejtësisë të këtyre individëve”, tha Vocaj.

Ndërkohë ditën e ngjarjes, u arrestua Dritan Nano, organizatori i dyshuar i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut, ndërsa dhëndri i tij Dorian Alia u vetëdorëzua po në të njëjtën ditë.

AUTORËT E DYSHUAR TË SULMIT

DRITAN NANO, 58 VJEÇ NGA TIRANA Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit

DORIAN ALIA, 32 VJEÇ NGA TIRANA Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin

ELTON KASAJ, 33 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim

ROMARIO TABAKU, 26 VJEÇ NGA TIRANA i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim

Dorian Alia ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →