Ndërsa pjesa më e madhe e takimit të NATO-s në Uashington ka qenë e përqendruar në mbështetjen për Ukrainën, disa zyrtarë perëndimorë janë po aq të vendosur të përballen me një sfidë tjetër të nxitur nga agresioni rus në Ukrainë, një garë armatimi me pasoja globale.
Zyrtarët argumentojnë se nuk është më e mjaftueshme për të siguruar që Ukraina të ketë armët dhe sistemet që i nevojiten për të vazhduar rezistencën ndaj sulmeve të pandërprera të Rusisë.
Ata thonë se NATO njëkohësisht duhet të përgatitet për të shpenzuar në fushën e mbrojtjes më shumë se sa ushtria ruse dhe aleatët e saj.
“Nuk kemi kohë për të humbur”, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i NATO-s, duke folur në kushte anonimiteti, i cili ka njohuri mbi diskutimet lidhur me bashkëpunimin ushtarak në rritje midis Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit.
“Kjo duhet të jetë një përparësi kyçe për të gjithë aleatët tanë, sepse nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e shpenzimeve, por edhe tejkalimin e aftësive të tyre ushtarake”, tha zyrtari.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co