Sport

Legjendat e sportit botëror/ Jamal në “klubin” e Pele, Felps, Maradonës, Nadal, Kobi Brajan…

legjendat e sportit boteror jamal ne klubin e pele felps maradones nadal kobi brajan
legjendat e sportit boteror jamal ne klubin e pele felps maradones nadal kobi brajan

Të jesh 16 vjeç dhe të dallohesh në nivelin më të lartë të sportit nuk është brenda mundësive të 99% të sportistëve. Rasti i Lamine Jamal, i cili të martën u bë golashënuesi më i ri në historinë e Europianëve (16 vjeç e 362 ditë), është një diamant në historinë e sportit. Por jo i vetmi. Gjatë dekadave të fundit, ka pasur shumë yje të hershëm që vazhduan të kishin karriera legjendare.

Të shumtë ishin edhe ata që ranë gjatë rrugës. Rasti i Lamine ka shkaktuar automatikisht krahasime me Pepe – për shumë futbollisti më i mirë të të gjitha kohërave – kampion bote në Suedi në vitin 1958 në moshën 17- vjeçare, duke shënuar gjashtë gola në katër ndeshje. “O Rei” iu bashkua Seleçaos, pasi shkëlqeu për Santosin, me të cilin debutoi në moshën 15-vjeçare. Në moshën 16-vjeçare, ai shënoi 41 gola në 38 ndeshje në sezonin e tij të parë të plotë si profesionist.

Para se të bëhej kampion bote me Brazilin, ai kishte fituar tashmë një kampionat Paulista me klubin e jetës së tij. Një tjetër nga “totem”-ët e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, debutoi me Argentinos Juniors në moshën 15-vjeçare. Ishte viti 1976. Në vitin 1977, numri 10 ishte konsoliduar tashmë në formacionin titullar, madje ai debutoi me ekipin e parë të Argjentinës, por Çezar Luis Menoti e la atë jashtë listës së skuadrës për Kupën e Botës 1978.

TENIS – Për sa i përket sporteve të tjera, ndoshta është tenisi ai që paraqet një grup moshash më të reja në mesin e sportistëve që më vonë vazhduan të kenë karriera të shkëlqyera. Xhenifer Kapriati, fituese e tre “Grand Slam”, debutoi si profesioniste në moshën 13 vjeçare dhe luajti finalen e saj të parë para se të ishte 14 vjeç. Martina Hingis (Zvicër) fitoi “Grand Slam”-in e saj të parë (Australian Open) në moshën 16-vjeçare. Te meshkujt, rekordi mbahet nga Majkëll Çang, i cili fitoi “Roland Garros” në moshën 17-vjeçare, një rekord që është ende në fuqi.

BASKET – Në basketboll nuk është aq e zakonshme të shohësh yje që të fillojnë karrierën e tyre kaq herët, veçanërisht sepse Liga më e mirë në botë, NBA, është shumë skrupuloze me proceset stërvitore të lojtarëve të saj. Pavarësisht gjithçkaje, ka përjashtime. Kobi Brajan theu çdo “rregull” dhe u thirr nga Hornets kur ishte 17 vjeç. Lejkersat fituan të drejtat e tij pas dy javësh dhe pjesa tjetër është histori: pesë unaza dhe 18 herë “All Star”, si dhe dy medalje të arta olimpike.

GJIMNASTIKË – Një sport i prirur ndaj shpërthimeve të hershme. Mbretëresha e padiskutueshme është rumunia Nadia Komaneçi, fituese e medaljes së artë olimpike me ushtrimin e parë të përsosur në historinë e specialitetit (10.00) në moshën 14- vjeçare! Rumunia mbërriti në Lojërat Olimpike të Montrealit 1976, pasi fitoi tre medalje të arta evropiane në moshën 13- vjeçare.

NOTI – Noti ka qenë gjithashtu korniza sportive për disa shpërthime të hershme. Majkëll Felps, notari më i mirë i të gjitha kohërave, mori pjesë në finalen e tij të parë olimpike (Sidnej 2000) në moshën 15 vjeçare, në të njëjtën moshë në të cilën ai arriti rekordin e tij të parë botëror (200m stili flutur).

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts