Bota

Hamasi kërkon krijimin e një qeverie të pavarur palestineze

hamasi kerkon krijimin e nje qeverie te pavarur palestineze
hamasi kerkon krijimin e nje qeverie te pavarur palestineze

Hamasi po sugjeron gjatë negociatave për armëpushim që një qeveri e pavarur me figura jopartiake të drejtojë Gazën e pasluftës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Një zyrtar i Hamasit tha se propozimi për një qeveri jopartiake është bërë “me ndërmjetës”. Qeveria do të menaxhojë punët e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor në fazën fillestare pas luftës, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të përgjithshme.

Vërejtjet erdhën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kërkoi që Izraeli të mbante kontrollin e territorit të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin. Ky kusht bie ndesh me qëndrimin e Hamasit se Izraeli duhet të tërhiqet nga i gjithë territori i Gazës pas një armëpushimi. Netanyahu tha se kontrolli i korridorit të Filadelfit është pjesë e përpjekjeve për të parandaluar “armët që do t’i kontrabandohen Hamasit nga Egjipti”.

Negociatat po zhvillohen në Doha të Katarit dhe Kajro të Egjiptit me qëllim që të arrihet një armëpushim në Gaza, si dhe të sigurohet kthimi i pengjeve që ende mbahen nga Hamasi. Lufta filloi më 7 tetor me sulmin e paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor që rezultoi në vdekjen e 1195 njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts