Bota Kuriozitete

E bija feston ditëlindjen, Xhensila Myrtezaji thumbon Bes Kallakun në urimin për vajzën? Këngëtarja: Bëj gjithçka për ty, jo me fjalë, por me vepra

e bija feston ditelindjen xhensila myrtezaji thumbon bes kallakun ne urimin per vajzen kengetarja bej gjithcka per ty jo me fjale por me vepra



































Pas ndarjes së bujshme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ku kanë kursyer “thumbat” për njëri-tjetrin, edhe pse jeta e tyre është e lidhur ngushtë për shkak të dy fëmijëve që kanë së bashku.

xhensila myrtezaj ajka ditelindja besiiii

Ditën e sotme vajza e tyre Ajka feston ditëlindjen e saj të gjashtë, ku nuk kanë munguar urimet e veçanta nga dy prindërit e saj.

Urimi i parë publik për vogëlushen erdhi nga Besi, i cili në disa rreshta emocionues, i premtoi të bijës se do të jetë pranë saj në gjithçka.

bes kallaku1

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre.

Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit.

Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”, shkruan Bes Kallaku.

xhensila myrtezaj ajka ditelindja besi (3)

Pas Besit një urim i veçantë ka ardhur dhe nga Xhensila, e cila mes rreshtash duket sikur nuk ka munguar edhe një “thumb” për ish-bashkëshortin, tek shkruan: “Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”, ishte një pjesë e urimit të saj.

 “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetem per ty…”, ka shkruar Xhensila në urimin e saj.

xhensila myrtezaj ajka ditelindja

xhensila myrtezaj ajka bes kallaku bes kallaku xhensila myrtezaj bes kallaku xhensila myrtezaj2 bes kallaku xhensila myrtezaj5

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts