Moska propagandë me vendimin për dinarin serb, ambasadori rus: Synohet spastrimi etnik

moska propagande me vendimin per dinarin serb ambasadori rus synohet spastrimi etnik
moska propagande me vendimin per dinarin serb ambasadori rus synohet spastrimi etnik

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Borcan Harchenko ka deklaruar se ndalimi i dinarit serb në Kosovë lidhet me “spastrimin etnik” të serbëve.

Në një intervistë për “Sputnik Srbija”, ai u shpreh se situata është e dhimbshme.

“Po ndalojnë dinarin për të dëbuar popullin serb. Ne shohim se kujtesa e serbëve po fshihet deri në çështjet financiare. Situata është jashtëzakonisht e dhimbshme. Janë marrë masa për dëbimin e popullit serb dhe vendosjen e shqiptarëve. Ndalimi i dinarit është një nga masat më të këqija në lidhje me sistemin financiar në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është edhe ndihma e Beogradit, pa të cilën serbët atje poshtë nuk mund të jetojnë. Nëse flasim për monedhën që ka të drejtë të jetë atje, pjesa veriore e Kosovës është e Serbisë, se prandaj dinari serb ka të drejtë të ekzistojë”, tha Harchenko për situatën në Kosovë.

Deklaratat propaganduese të ambasadorit rus, Bocan Harchenko janë në përputhje të plotë me narrativen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Kujtojmë se ditë më parë i pari i këtij dikasteri në Rusi, Aleksandër Lavrov foli sic pretendonte ai për “eksplodimin e çështjes shqiptare” dhe disa herë e përmendi “spastrimin etnik”. Me këtë narrative vazhdoi në brifingun me gazetarët, edhe zëdhënësja Maria Zakharova.

Në Serbi i pari që nxiti këtë propagandë ishte ish-koordinatori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Nebojsha Qoviq, pastaj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili të mërkurën në emisionin “Qirilica” në televizionin “Happy” pretendoi se me djegien e një shtalle në Kamenicë “shqiptarët po dëshirojnë të bëjnë spastrim etnik”. /Geopost

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co