Shqiperia

“Opozita nuk lejon qarkullimin e figurave”, Baçi: Non grata e madhe e Berishës, mosmbështetja nga qytetarët. E pafalshme të sulmohet SPAK-u

opozita nuk lejon qarkullimin e figurave baci non grata e madhe e berishes mosmbeshtetja nga qytetaret e pafalshme te sulmohet spak u
opozita nuk lejon qarkullimin e figurave baci non grata e madhe e berishes mosmbeshtetja nga qytetaret e pafalshme te sulmohet spak u

Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se fatkeqësisht, PD e vulës sot nuk lejon qarkullimin e figurave.

Baçi theksoi se non grata më e madhe për Sali Berishën është mosmbështetja nga shqiptarët. Sipas tij, Berisha mbështetet vetëm nga militantët, gjë që është e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Më tej, Baçi u shpreh se ka dëgjuar në protestë Berishën dhe Metën teksa sulmojnë SPAK-un dhe kjo, për të, është e pafalshme.

Agim Baçi: Thuhet prej kohësh që opozita do ta shembë qeverinë. Nuk shembet qeveria duke shpërndarë fletushka Bardhi dhe Noka, por kur populli e ndjen se duhet të çohet për padrejtësitë. Si ka mundësi që opozita, edhe pse ka një qeveri të korruptuar përballë, sërish nuk fiton dot? Ndjej keqardhje që flas për opozitën, sepse edhe kemi një qeveri arrogante. Edhe qeveria ka treguar se nuk e përfill ligjin. Si ka mundësi që opozita nuk ia bën pyetjen se përse qytetarët nuk ngrihen në protestë? Nuk mund të shembet qeveria, duke qenë opozita ata njerëz, që kanë humbur më 2013. Opozita është elitë që nuk lejon qarkullimin e figurave.

Për sa i përket qeverisë teknike, vetëm RMV e ka aktualisht një të tillë dhe kam dëgjuar se do ta heqin, sepse është një qeveri gati artificiale. Qeveria teknike nuk zgjidh asgjë, sepse drejtorët i ka sërish qeveria. Berisha dhe Meta sulmojnë dhe SPAK-un, ndërsa shqiptarët besojnë më së shumti te SPAK, sepse ka arrestuar disa emra, që deri dje as mendoheshin që do të arrestoheshin. Non grata më e madhe e Berishës është mosmbështetja nga qytetarët. Gabimi i Berishës është që përzien problemin e tij me partinë. Sali Berisha që kishte mburrjen e madhe të ndërkombëtarëve, sot nuk ka një takim me diplomatët. Shqiptarët duhet ta bëjnë këtë vend, por të thuash që ndërkombëtarët janë asgjë, është cinizëm i madh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts