Një person ka hapur zjarr në Tompkins Square të Nju Jorkut, duke lënë të vrarë një 74-vjeçar, ndërsa një 44-vjeçar është transportuar në spital.
Mediat amerikane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mëngjes, ndërsa personi i armatosur u larguar me vrap.
Burime policore thonë se të shtënat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin e trafikut të drogës.
Policia thotë se autori i ngjarjes u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë të zezë, maskë dhe doreza të bardha.
Justin Desantis, 52 vjeç, i cili jeton përballë rrugës ku ndodhi ngjarja, tha se dëgjoi disa goditje që tingëllonin si fishekzjarrë, që vinin nga zona e parkut pranë tavolinave të shahut.
“Mendova se ndoshta mund të ishin të shtëna me armë zjarri,” tha Desantis. “Tingëlloi shumë fort – ishin rreth shtatë të shtëna … Më pas dëgjova sirenat e policisë dhe ambulances që erdhën shumë shpejt”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co