Tre persona u vranë, sipas një deklarate nga policia kantonale e Vaud. Ata janë punëtorë – një zviceran 43-vjeçar, një 35-vjeçar nga Cape Verde dhe një francez 30-vjeçar.
Të paktën katër persona mbetën të plagosur rëndë, dy të tjerë u plagosën në masë të lehtë dhe dy u plagosën lehtë. Në total, rreth një duzinë persona u plagosën, tha një zëdhënës i policisë kantonale të Vaud në vendin e aksidentit.
Fillimisht u hodhën dyshime se mes viktimave kishte një shqiptar dhe dy portugezë.
Dy personat që u zhdukën fillimisht janë mes të vdekurve. Familjet e viktimave janë njoftuar dhe po marrin mbështetje psikologjike, shkruajnë mediat zvicerane.
“E gjithë fasada e skelave në njërën anë të ndërtesës 19-katëshe u shemb”, konfirmoi për “Blick” Romandie Jean-Christophe Sauterel, zëdhënës i policisë kantonale të Vaud.
Aksidenti ka ndodhur në kantierin e Malley Phare. Ky projekt ndërtimi synon të ngrejë me 14 kate pjesën perëndimore të qendrës tregtare Malley Lumières. Është kulla e parë prej druri në Zvicrën perëndimore me një fasadë aktive fotovoltaike.
Ndërtesa ndodhet pranë Vaudoise Arena, stadiumi i HC Lozanne, i mbyllur për publikun.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co