Shqiperia

Berisha: Dje në Shqipëri nisi beteja pa kthim për qeveri teknike, për votën e lirë, për ndryshim dhe rotacion

berisha dje ne shqiperi nisi beteja pa kthim per qeveri teknike per voten e lire per ndryshim dhe rotacion
berisha dje ne shqiperi nisi beteja pa kthim per qeveri teknike per voten e lire per ndryshim dhe rotacion

Lideri i PD Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur në ballkonin e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, deklaroi se dje në Shqipëri nisi beteja pa kthim për qeveri teknike.

Sipas Berishës, ka nisur tashmë beteja për votën e lirë, për ndryshimin dhe rotacionin.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta së pari edhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur dhe të gjithë atyre demokratëve, opozitarëve, shqiptarëve që dje me 11 korrik firmosën në një uragan madhështor besën, betimin e tyre për t’i dhënë Shqipërisë qeveri teknike, dhe shqiptarëve zgjedhje të lira, ndryshim dhe rotacion.

Miqtë e mi, që nga nata e mbrëmshme, që nga protesta madhështore e natës së mbrëmshme, Shqipëria nuk është më e njëjta sepse protesta e djeshme ishte protesta më e paparë dhe në kushtet më të jashtëzakonshme që ndryshoi përfundimisht ekuilibrat e imponuara nga narkoshteti i Edi Ramës në Shqipëri.

Dje, në Shqipëri nisi beteja pa kthim e shqiptarëve që nuk është bërë ndonjëherë më parë për qeveri teknike, për votën e lirë, për ndryshim, rotacion dhe fitoren e opozitës.

Protesta e djeshme faktoi se sot ne jemi më shumë si opozitë e vërtetë se kurrë.

Protesta e djeshme faktoi se sot ne jemi shumica politike e Shqipërisë, por jo vetëm kaq, por edhe shumica numerike e saj.

Me admirimin më të madh për qëndresën tuaj qytetare, dua të them se sot ne jemi diçka edhe më shumë se shumica numerike e shqiptarëve.

Sepse ditën e djeshme me masivitetin tuaj, me vendosmërinë tuaj, me fjalët tuaj shkruajtët në shesh një fjalë, të cilën shqiptarët e kishin harruar.

Shkruajtët fjalën shpresë.

Shpresa është arritja më e rëndësishme e ditës së djeshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts