Bota Sport

Interi e shpërbleu me rinovimin e kontratës, Inzagi: Kisha shumë oferta, por ja pse zgjodha të qëndroj

interi e shperbleu me rinovimin e kontrates inzagi kisha shume oferta por ja pse zgjodha te qendroj



































Interi ka rinovuar me Simone Inzagin. Klubi zikaltër dhe trajneri kanë firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026.

inzagi (1)
Me teknikun në krye, ekipi ka marrë mjaft rezultate pozitive, në 158 ndeshje si “timonier” i klubit nga Milano, skuadra ka marrë mesatarisht 2.15 pikë për ndeshje. Interi zhvilloi një sezon pozitiv, teksa është kampione në fuqi në Itali.

Objektivi për edicionin tjetër është fitimi i UEFA Champions League, me grupin që premton shumë. Rinovimi erdhi pas dakordësisë së drejtuesve, të cilët janë të kënaqur me punën e Inzaghit. Trajneri u shpreh i lumtur për mediat pas rinovimit.

“Kisha oferta të shumta, por zgjodha të qëndroj te Interi, pasi jam këtu prej tre sezonesh dhe kam kaluar shumë mirë. Falënderoj shoqërinë për besimin që më dha dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nisim përgatitjet për sezonin e ri. Të fitosh është shumë e vështirë, por të konfirmohesh është akoma më e komplikuar, ndaj duhet të punojmë shumë më tepër.

Kemi marrë Zielinskin, që e njohin të gjithë, pasi ka vite në Serinë A dhe është një futbollist me vlera të mëdha. Taremin e kemi studiuar dhe kemi pasur mundësinë ta përballojmë edhe si kundërshtar, ndërsa në portë kishim mundësi zgjedhjeje, por preferuam Martinez pasi përshtatet me idetë tona për lojën dhe ka bërë dy sezone mjaft të mira te Xhenoa.

Dëmtimi i Buchanan na prishi pak planet, por jam i bindur qe drejtuesit do të gjejnë një zëvendësues shumë cilësor. Shpresoj që të rinjtë të arrijnë të përshtaten shpejt, pasi na pret një sezon i gjatë dhe kemi nevojë për të gjithë” – tha Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts