Zgjedhjet në Himarë/ Ironia e Kullurit: Këta të kryesisë edhe kur flenë bien në krevat me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”!

zgjedhjet ne himare ironia e kullurit keta te kryesise edhe kur flene bien ne krevat me bluzen lironi liderin e opozites
zgjedhjet ne himare ironia e kullurit keta te kryesise edhe kur flene bien ne krevat me bluzen lironi liderin e opozites

Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në grupimin e demokratëve euroatlantikë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon vendimin për caktimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, nga Sali Berisha pa pyetur degën e PD-së Himarë.

“Legjenda “rithemeloi” PD duke e bërë të hapur, transparente!!! Le me Primaret!!! E mbani mend si emëroi Bardhin dhe Gjekmarkajn Nënkryetarë pa p…. fare për votimin në Kryesi?! Dhe këta të kryesisë edhe kur flenë bien në krevat me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”! “, shkruan Kulluri në një postim në rrjetet sociale, duke reaguar kështu ndaj deklaratave të bëra nga kryetarja e degës së PD-së Himarë, e cila shprehet se e ka marrë vesh emrin e kandidatit nga mediat.
Postimi i Edvin Kullurit

Si ka mundësi që Sali Berisha mos të pyesë PD e Himarës për kandidaturën për zgjedhjet e Bashkisë?

Legjenda “rithemeloi” PD duke e bërë të hapur, transparente!!! Le me Primaret!!! E mbani mend si emëroi Bardhin dhe Gjekmarkajn Nënkryetarë pa p…. fare për votimin në Kryesi?! Dhe këta të kryesisë edhe kur flenë bien në krevat me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”!

Po tmerrojnë gratë që sa hapin sytë në mëngjes u del Berisha dhe jo burrat!!!

Përpara “o sot vari l….” në protestën e rradhës! Nashi brohorisni prapë “para vorio-epiri”!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →