Sport

Zbulohet shifra e majme, ja sa milionë paund bonus do të marrin lojtarët e Anglisë nëse fitojnë Euroapianin

zbulohet shifra e majme ja sa milione paund bonus do te marrin lojtaret e anglise nese fitojne euroapianin
zbulohet shifra e majme ja sa milione paund bonus do te marrin lojtaret e anglise nese fitojne euroapianin

Yjet e Anglisë do të fitojnë një bonus marramendës prej 14 milionë paund nëse fitojnë Euro 2024 të dielën, në një përballe me Spanjën, raporton The Sun.

Pasi humbjes me penallti ndaj Italisë në finalen e fundit të Euro 2020, skuadra e Gareth Sauthgejt shpreson të bëjë më të mirën këtë herë në Berlin.

Lojtarët duke përfshirë kapitenin Herri Kejn dhe superyllin Xhud Bellingham do të ndajnë një shumë që shkon deri në 9.6 milionë puand.

Ndërkohë tekniku Gareth Sauthgejt është në pritje të fitimeve më të mëdha. 53-vjeçari do të marrë një bonus prej 4 milionë paundsh, ndërsa asistentit Stiv Holand është premtuar gjithashtu një shumë e rregullt.

Shuma totale prej 14 milionë paund është një rekord i ri nga Kupa e Botës 2022, kur yjet ishin në radhë për të fituar 13 milion paund .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts