Mbrojtësi i Spanjës, Dani Vivian dha mendimin e tij para ndeshjes finale të Euro 2024, ndaj Anglisë.
“Si ndjehemi? Si fenomenë, më shumë ëndrra dhe me gjithë dëshirën për t’ia dalë mbanë. Mezi presim që të vijë ora dhe të fitojmë finalen. Këtu tek Spanja secili ka përgjegjësinë e tij dhe të gjithë punojmë për të mirën e përbashkët, grupi është më i rëndësishëm se individi dhe stafi teknik përpiqet të marrë më të mirë nga të gjithë.
Trajneri po na qëndron pranë dhe na motivon, jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me të. Harry Kane? Ai është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, skuadra angleze ka shumë lojtarë deçizivë. Duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm. Por, shpresoj që të dielën të marrim fitoren dhe të kurorëzojmë të gjithë punën e këtyre ditëve”, u shpreh Vivian.
(J.S/BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co