Sport

Inter, trajneri Inzaghi: Zgjodha këtë ekip mes shumë ofertash, do ndërtojmë grup fitues

inter trajneri inzaghi zgjodha kete ekip mes shume ofertash do ndertojme grup fitues
inter trajneri inzaghi zgjodha kete ekip mes shume ofertash do ndertojme grup fitues

Numri një i pankinës së Interit, Inzaghi u shpreh i lumtur për mediat, pas rinovimit me klubin deri në vitin 2026.

“Kisha oferta të shumta, por zgjodha të qëndroj te Interi, pasi jam këtu prej tre sezonesh dhe kam kaluar shumë mirë. Falënderoj shoqërinë për besimin që më dha dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nisim përgatitjet për sezonin e ri. Të fitosh është shumë e vështirë, por të konfirmohesh është akoma më e komplikuar, ndaj duhet të punojmë shumë më tepër.

Kemi marrë Zielinskin, që e njohin të gjithë, pasi ka vite në Serinë A dhe është një futbollist me vlera të mëdha. Taremin e kemi studiuar dhe kemi pasur mundësinë ta përballojmë edhe si kundërshtar, ndërsa në portë kishim mundësi zgjedhjeje, por preferuam Martinez pasi përshtatet me idetë tona për lojën dhe ka bërë dy sezone mjaft të mira te Genoa. Dëmtimi i Buchanan na prishi pak planet, por jam i bindur qe drejtuesit do të gjejnë një zëvendësues shumë cilësor. Shpresoj që të rinjtë të arrijnë të përshtaten shpejt, pasi na pret një sezon i gjatë dhe kemi nevojë për të gjithë” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts