Bota

U dhanë 154,000 £ për kokën e tij/ Dënohen me burg pesë persona për vrasjen e kandidatit për president në Ekuador, çfarë deklaroi kreu i bandës para gjykatës

u dhane 154000 per koken e tij denohen me burg pese persona per vrasjen e kandidatit per president ne ekuador cfare deklaroi kreu i bandes para gjykates
u dhane 154000 per koken e tij denohen me burg pese persona per vrasjen e kandidatit per president ne ekuador cfare deklaroi kreu i bandes para gjykates

Pesë persona të lidhur me një nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit janë burgosur për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio vitin e kaluar.

Villavicencio, anëtar i asamblesë kombëtare të vendit dhe ish-gazetar, u qëllua për vdekje teksa po largohej nga një tubim i fushatës në kryeqytetin, Quito, gushtin e kaluar.

Carlos Angulo, lideri i supozuar i bandës Los Lobos dhe Laura Castilla u dënuan me 34 vjet e tetë muaj burg për drejtimin e atentatit.
Tre persona të tjerë, mes tyre edhe një grua, u dënuan me 12 vjet nga gjykata në Quito për ndihmën në organizimin dhe ekzekutimin e planit.

Prokurorët pretenduan se Angulo – i njohur gjerësisht si “i padukshmi” – urdhëroi goditjen nga burgu i Kuitos në të cilin ai ishte i ndaluar.

Ai i mohoi akuzat, duke pretenduar se po bëhej “kurban”.

Më shumë se 70 njerëz dhanë dëshmitë e tyre gjatë gjyqit, duke përfshirë një dëshmitar kyç i cili tha se bandës i ishin ofruar më shumë se 200,000 dollarë (154,000 £) për të vrarë zotin Villavicencio.

Në javët para zgjedhjeve, politikani kishte marrë kërcënime me vdekje, por ai vazhdoi të bënte fushatë dhe u qëllua nga një grup sulmuesish më 9 gusht jashtë një shkolle në veri të Kuitos.

Prokurorët thanë gjatë gjyqit se një nga personat e përfshirë në atentat u qëllua për vdekje në një konfrontim me policinë në vendngjarje.

E veja e zotit Villavicencio, Veronica Sarauz, e mirëpriti vendimin, por tha se shënoi vetëm fillimin e një rruge të gjatë për të përcaktuar të gjithë historinë pas vdekjes së burrit të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts