Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) u bëri thirrje palëve të përfshira në luftën mes Izraelit dhe Palestinës, që të përmbahen nga zgjerimi i konfliktit në Rafah.
UNICEF deklaroi se nëse do të ketë një përshkallëzim ushtarak, më shumë se 600 mijë fëmijë që ndodhen në zonë janë të rrezikuar.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, tha se përshkallëzimi ushtarak në Rafah do të shënonte “një kthesë tjetër shkatërruese në një luftë ” që u ka marrë tashmë jetën më shumë se 27,000 personave, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Ajo tha se përshkallëzimi mund të shkaktojë mijëra të tjerë të vdekur përmes dhunës ose mungesës së shërbimeve thelbësore dhe të ndërpresë më tej ndihmën humanitare.
Më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë arratisur në Rafah, duke marrë parasysh urdhrat e evakuimit të Izraelit ndërsa ofensiva tokësore e ushtrisë zgjerohet. Urdhrat e evakuimit tani mbulojnë dy të tretat e Rripit të Gazës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co