Shqiperia

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Lurë, digjen 50 hektarë kullota dhe pyje, autoritetet lokale thirrje për ndihmë nga ajri

vijon te jete aktive vatra e zjarrit ne lure digjen 50 hektare kullota dhe pyje autoritetet lokale thirrje per ndihme nga ajri
vijon te jete aktive vatra e zjarrit ne lure digjen 50 hektare kullota dhe pyje autoritetet lokale thirrje per ndihme nga ajri

Prej tre ditësh në fshatin “Gurë Lurë” është aktivizuar një vatër zjarri e cila ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë.

Pavarësisht ndërhyrjes së bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të shuhet vatra e zjarrit e cila deri tani sipas informacioneve nga terreni ka arritur në një sipërfaqe prej 50 ha.

Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” do të jetë shumë i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts