Uzuni nuk dëshiron të luajë në La Liga 2, Greqia kthehet në opsion për sulmuesin e Kombëtares. Vjen oferta nga…

uzuni nuk deshiron te luaje ne la liga 2 greqia kthehet ne opsion per sulmuesin e kombetares vjen oferta nga


































Drejtuesit e Panathinaikosit janë në kërkim të përforcimeve për majën e sulmit dhe së fundmi bëhet me dije se një nga lojtarët që ata po ndjekin është edhe anësori shqiptar 29-vjeçar, Myrto Uzuni, i cili luan për Granadën.

uzuni

Kontrata e futbollistit skadon për dy vite, më 30 qershor 2026 dhe vitin e kaluar ai shënoi 11 gola në La Liga. Ky interesim serioz për Uzunin u konfirmua nga faqja spanjolle “ideal.es”. Në artikull thuhet se sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të luajë në “Segunda Division” pas rënies së Granadës nga kategoria dhe është duke punuar për opsione të ndryshme për të ardhmen e tij. Në shkrim theksohet se Uzuni ka propozime nga Greqia dhe Turqia.

Propozimi në radhët e tij ka ardhur nga klubi i Panathinaikosit, teksa Uzuni shfaqet pozitiv për transferimin në Greqi. Në fund të fundit ai u rrit në një ishull grek, përpara se të luante futboll në këtë nivel dhe të fitonte para. Sipas spanjollëve, Panathinaikos ka shanse të mjaftueshme për të rënë dakord me Granadën për transferimin e sulmuesit të Kombëtares, i cili pritet të rikthehet nga Silvinjo në muajin shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →