Bota Kuriozitete

Pushimet e vajzave VIP, disa i kaluan “single” dhe të tjerat fshehën partnerët! Fotot hot me bikini të personazheve të njohura

pushimet e vajzave vip disa i kaluan single dhe te tjerat fshehen partneret fotot hot me bikini te personazheve te njohura



































Gënjen kush thotë se këto ditë gjithçka që ka nevojë është deti dhe dielli. Jemi thuajse në mesin e muajt korrik dhe natyrisht që gjithkush meriton disa ditë pushimesh. Por si çdo sezon, të parët që e nisin plazhin janë VIP-at tanë.

luana vjollca nora istrefi cindy marina zaimina vasjari

Këtë fundjavë, të gjithë kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale copëza nga ditët e pushimit. Disa me familjen, disa ‘single’ e disa më të dashuruara se kurrë, janë këto vetëm disa nga detajet e pushimeve të vajzave të ekranit, që edhe këtë fundjavë kanë ngritur temperaturat në rrjetet sociale.

Nora Istrefi

Prej disa kohësh i mungon tregut muzikor dhe në rrjetet sociale nuk është edhe aq aktive. Nëse do ta krahasonim me Norën e disa viteve më parë, kur ishte ndër emrat më të lakuar të “showbizz”-it tonë, duket se gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për të.

nora istrefi 1

Megjithatë, këngëtarja kosovare po e shijon këtë kohë disi më larg zhurmës dhe famës që e ka shoqëruar për shumë vite. Këto ditë të nxehta vere, ajo ka zgjedhur t’i kalojë në jugun e vendit tonë.

era istrefi

Nëse mendoni se në krah të saj do të ishte një mashkull, gaboheni. Bashkë me Norën ka qenë motra e saj, Era, duke shfrytëzuar këto ditë të nxehta në jug.

Rudina Dembacaj

Pushimet për Rudinën janë gjithnjë shumë aktive. Kjo për faktin se aktorja zgjedh që të pushojë me familjen e saj, duke shijuar edhe kohën me fëmijët.

rudina dembacaj (2)

Megjithatë, ajo gjithnjë gjen kohë edhe për disa shkrepje, ku duhet thënë na nxjerr në pah edhe ndryshime që ka pësuar në format e saj.

rudina dembacaj (1)

Jemi të sigurt që përgjatë verës do ta shikojmë shpesh herë Rudinën si sensuale, ashtu edhe gazmore, si shpesh jemi mësuar ta shikojmë përgjatë postimeve që aktorja bën në rrjetet e saj sociale.

Zaimina Vasjari

Zaimina e ka nisur verën shumë herët. Si një nga mamatë më seksi të “showbizz”-it tonë, Zai nuk ka ngurruar që të na zbulojë edhe njëherë format bombastike që gëzon.

zaimina vasjari1

Vera për këngëtaren nis gjithmonë nga jugu i vendit, ku si gjithnjë duke shëtitur me jaht, ajo shoqërohet nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj.

zaimina vasjari3

Por ajo ka vijuar që të rrisë temperaturat, duke publikuar foto me bikini, nga ditët e saj, që këtë fundjavë ka vendosur që ta kalojë buzë pishinës së shtëpisë së saj.

Arjola Demiri

Që pas largimit nga ekrani, ajo ka vendosur t’i dedikohet biznesit. Dhe duket se këtë verë, edhe Arjola Demiri ka gjetur pak kohë për të pushuar. Aktorja ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ditët e saj të verës.

arjola demiri

Korriku e ka gjetur pikërisht në Lin, ku dhe ka shfrytëzuar ditët e nxehta për disa sporte ujore. Edhe kjo verë, Arjolën e ka gjetur ‘single’.

arjola demiri1

Në intervistat e dhëna së fundmi, ajo ka bërë me dije se e ndjen mungesën e një mashkulli në krah, ndaj dhe shumë shpejt presim që edhe aktorja më në fund ta gjejë shpirtin binjak.

Cindy Marina

Vetëm pak kohë më parë, nga rrjetet sociale mësuam se Cindy Marina dhe Genar Topalli shumë shpejt do të martohen. Pas propozimit romantik që djali i ishkryeparlamentares Jozefina Topalli i bëri, tani pritet edhe dasma e madhe.

cindy marina1

Por natyrisht që para dasmës, dyshja do të shijojë edhe këtë verë. E ku më mirë sesa një shëtitje me jaht në jug të Italisë, për të kaluar këto ditë të nxehta.

cindy marina2

Moderatorja ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ku duhet thënë nuk ngurron aspak edhe të pozojë me bikini.

Natyrisht që si mis e modele, edhe Cindy e kalon me sukses provën e kostumit të banjës.

Luana Vjollca

Teksa bëhet gati për sezonin e ri televiziv, edhe Luana ka gjetur pak kohë që të pushojë. Si gjithmonë, moderatorja zgjedhë që të mos e publikojë imazhin e partnerit të saj. Duke djegur rrjetet sociale, ajo ka publikuar fotot me bikini nga jugu i vendit, duke “rritur” temperaturat në “Instagram”.

luana vjollca

Si gjithnjë me forma të bollshme dhe shumë sensuale, Luana ka publikuar fotot ku shfaqet me bikini të zi.

Natyrisht që ne jemi sy e vesh nëse mund ta ‘kapim’ mat me Krenarin, partnerin e saj prej disa vitesh, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së madhe mediatike që prezantuesja prej vitesh ka.

luana vjollca1 luana vjollca2

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts