Sherri për gjobën, si dy pronarët e monopatinave bënë për spital efektivët! Pas debatit, i goditën me grushte dhe… Dy policët kanë pësuar fraktura, ja gjendja e tyre

sherri per gjoben si dy pronaret e monopatinave bene per spital efektivet pas debatit i goditen me grushte dhe dy policet kane pesuar fraktura ja gjendja e tyre
sherri per gjoben si dy pronaret e monopatinave bene per spital efektivet pas debatit i goditen me grushte dhe dy policet kane pesuar fraktura ja gjendja e tyre



































Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Lungomare ku dy pronarë të një subjekti që jepnin motorë elektrike dhe monopatina me qira, kanë dhunuar efektivët e policisë duke i bërë për spital.

Raportohet se dy efektivët kanë pësuar fraktura nga dhuna e ushtruar, ndërsa ndodhen të shtruar në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas uniformave blu, gjatë mbrëmjen së të premtes në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin me iniciale D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar.

Teksa po i komunikonin masës administrative, drejt efektivëve janë afruar dy pronarët e subjektit, vëllezër me njëri-tjetrin, ku shtetasi me iniciale D. J. kishte marrë motorin elektrik me qira.

Pronarët, konkretisht shtetasit me inicialet R. P. dhe K. P., të cilët ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike, së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta.

“Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës”, informuan uniformat blu.

Dy pronarët e motorëve elektrikë u vendosën në pranga, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ U konfliktuan fizikisht me punonjësit e qarkullimit rrugor, vihen në pranga 2 shtetas pronarë të një subjekti, për dhënien me qera të mjeteve elektrike.

2 të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

Punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe t’i përgjigjen urdhrave të punonjësve të Policisë për të shmangur incidente të tilla të papranueshme. Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për të garantuar sigurinë dhe rendin publik në qytet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →