Sport

E ardhmja e Uzunit, Sevilla “zgjon” interesin për sulmuesin , bie klauzola

e ardhmja e uzunit sevilla zgjon interesin per sulmuesin bie klauzola
e ardhmja e uzunit sevilla zgjon interesin per sulmuesin bie klauzola

Pas rënies së Granadës nga La Liga, Myrto Uzuni është në kërkim të një skuadre të re. Të shumta janë skuadrat e interesuara për futbollistin shqiptar, i cili me siguri nuk do pranojë që të luajë një sezon në La Liga 2.  Së fundmi, ka dalë në skenë sërish emri i Sevillias. Klubi nga Sevillia është në negociata me Granadën, për një transferim të mundshëm të futbollistit kuqezi.

Rënia e ekipit ka kategoria ka bërë që  klauzola e Uzunit të bie në 12 milionë euro. Kjo është një shifër e përballueshme por konkurrenca mbetet një problem më vete, pasi lojtari ka oferta si nga Turqia, ashtu edhe nga Greqia.  Për 29-vjeçarin kalimi te Sevillia do të ishte një hap i rëndësishëm për të. Uzuni në edicionin e fundit realizoi 11 gola dhe dhuroi 1 asist, në 34 ndeshje.

Mos-përfshirja e tij në listën e Shqipërisë për Europianin nga trajneri Sylvinho nuk ka “zbehur” aspak paraqitjet pozitive të bëra, në sezonin që kaloi. Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e tij, qëndrimi në Spanjë është opsion më i preferueshëm, në krahasim me mundësinë për t’u larguar nga ky vend.  Sevilla është gati të kënaqë kërkesat ekonomike të Uzunit dhe Granadës, ajo ccka shtyn më shumë drejt kryerjes së operacionit është se sulmuesi mund të luajë si në majën e sulmit, ashtu edhe nga krahët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts