Bota Sport

Rinovimi i kontratës, Gjasula: I lumtur që do të vazhdoj te Darmshtadi

rinovimi i kontrates gjasula i lumtur qe do te vazhdoj te darmshtadi


































Klaus Gjasula ishte një ndër 26 lojtarët e thirrur nga Silvinjo, për të përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare në Kampionatin Europian 2024.

GJASULA

Mesfushori zhvilloi paraqitje kryesisht të mira me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe një gol kundër Kroacisë, gjë që i kanë mbushur mendjen klubit gjerman të Darmshtadit që t’ia rinovojë kontratën aktuale edhe për një vit tjetër. Arritjen e marrëveshjes e ka zyrtarizuar vetë klubi gjerman, me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Ndërkohë Gjasula pas rinovimin është shprehur:

“Kam pasur shumë përvoja të shkëlqyera me klubin gjatë viteve të fundit që nuk do të doja t’i humbisja. Jam edhe më i lumtur që koha ime me “Zambakët” vazhdon. Mezi pres të shoh sërish djemtë dhe të njoh lojtarët e rinj në skuadër”, ishin fjalët e Klaus Gjasulës pas rinovimit të kontratës.

Këtë vit Darmshtadi do të luajë në Bundesligën 2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts