Njohja me Fred De Palman nuk ka qenë aspak siç mund ta keni menduar, përkundrazi. Ngjan me një histori filmi ajo që ka ndodhur 7 vjet më parë mes Jorit dhe reperit të njohur italian, të cilët tashmë janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
E ftuar këtë të hënë në “Pushime on Top”, modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”. Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torino, por ai në atë moment u soll keq:
“Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo’? Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim”.
Më pas, Fredi i shkruan Jorit, por ajo iu përgjigj shumë keq: “Nuk më pëlqente fare, nuk më pëlqejnë çunat arrogantë që mendojnë se mund të të kapin lehtë…”.
Kështu kaluan vitet. Pas 3 vitesh, një mikeshë e saj i kërkoi të ishte pjesë e videoklipi, meqenëse ishte në Milano. Jori pranoi, por kur mësoi se këngëtari ishte Fred De Palma, asgjë nuk ndryshoi: “Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Po super profesionalist, kemi folur vetëm 10 fjalë…”.
Dy vjet më parë, fundi i verës, Jori single dhe në gjendje jo shumë të mirë, pa humor: “Më shkruan në ‘Instagram’, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët. Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër…”, tha bukuroshja duke theksuar edhe një herë se janë shumë të dashuruar dhe shkojnë shumë mirë bashkë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co