Shqiperia

U godit nga gomonia në Karaburun, 56-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

u godit nga gomonia ne karaburun 56 vjecari transportohet me helikopter drejt tiranes
u godit nga gomonia ne karaburun 56 vjecari transportohet me helikopter drejt tiranes

56-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga helikat e një gomonie në plazhin e Karaburunit është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Sipas informacioneve, shtetasi A.K, ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar dhe bluzat e bardha të Vlorës kanë vendosur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës. Pushuesi ka marrë plagë në këmbë nga goditjet e helikës.

56-vjeçari, banues në Tiranë u godit nga gomonia pasi kishte zbritur nga një anije turistike në det afër molit ku ankorohen mjetet e lundrimit.

Detajet e policisë për ngjarjen: 

Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts