Sport

Inter, Taremi pas firmës: Jam i lumtur, gati për të sakrifikuar për ekipin

inter taremi pas firmes jam i lumtur gati per te sakrifikuar per ekipin
inter taremi pas firmes jam i lumtur gati per te sakrifikuar per ekipin

Mehdi Taremi, sulmuesi 31-vjeçar që vjen nga Porto, u shpreh i lumtur për transferimin tek Interi.

“Jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu, realizova një ëndërr të kahershme. Ndihem mirë, jam shumë i lumtur, ky është momenti më i bukur i jetës sime. Krenari e madhe që do të jem iraniani i parë që do të luajë me Interin. Bëra të pamundurën për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre dhe këtij klubi. Serie A? Mbetet një nga ligat më prestigjioze në botë. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën time siç kam bërë gjithmonë deri tani. Jam gati të jap më të mirën për Interin. Si sulmues që jam më duhet të shënoj dhe dhuroj asiste. Por, mbi të gjitha skuadra duhet të fitojë. Jam pjesë e një klubi të madh.

Babai im është një legjendë e futbollit në vendlindje. Nisa të luaj futboll kur isha 6 vjeç. Ai më ka mbështetur gjithmonë. Prej tij jam ky që jam sot. Babai më ndiqte gjithmonë në stërvitje, kemi përjetuar së bashku një rrugëtim të bukur. Tifozët e Interit? I garantoj se do të jap maksimumin. Do të më pëlqente shumë të festoja bashkë me ta sa më shumë fitore. Kur isha te Porto më thërrisnin ‘Princi i Persisë’. Të shohim si do të më quajnë këtu”, përfundoi sulmuesi i skuadrës së Simone Inzaghit” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts