Shqiperia

Zgjedhjet në Himarë, Paloka: Akuza ndaj Belerit qesharake, kryeministri kërkon të vjedhë tokat në bregdet

zgjedhjet ne himare paloka akuza ndaj belerit qesharake kryeministri kerkon te vjedhe tokat ne bregdet
zgjedhjet ne himare paloka akuza ndaj belerit qesharake kryeministri kerkon te vjedhe tokat ne bregdet

Deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në rubrikën Kjo javë në News 24 ka komentuar për zgjedhjet në Himarë.

Paloka theksoi se akuzat ndaj Belerit ishin qesharake. Sipas tij, arsyeja se përse Rama këmbënguli kaq shumë për Himarën ishin tokat në bregdet, që kërkon t’i grabisë.

Edi Paloka: Ndaj Fredi Belerit u hodhën shumë akuza, ishin patriotët që luftonin “grekun e poshtër”, kjo ishte propaganda e PS. Rama thoshte se ne vërtetë e futëm në burg pa të drejtë, por e meritonte se ishte grek. Por, Rama vendosi kandidat një grek e i ra poshtë propaganda, por kryeministri kërkon të grabisë tokat në Himarë. Edi Rama do lëshojë gjitha bateritë, se ka interes për tokat e bregdetit.

Ai u prish me Greqinë, vetëm për tokat në Himarë, do që të mbrojë atë që ka vjedhur e të grabisë akoma më tepër. Akuza ndaj Belerit ishte idiote. Edhe sikur të ishte e vërtetë, vetëm Beleri e paska bërë këtë gjë, atij i ngritën kurth. Ndërkohë, pjesa tjetër bën qejf. E di gjithë Lezha çfarë ka bërë Pjerin Ndreu me vota dhe del e thotë pasi doli nga SPAK se janë akuza të opozitës. Nëse kërkon mendim për Bashën, nuk e shoh fare, thjesht e ndjek nëpër meme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts