Shqiperia

“Kryeministri është burracak”/ Paloka për protestën e opozitës: Shqipëria është vend i lehtë për t’u destabilizuar, por ne nuk…

kryeministri eshte burracak paloka per protesten e opozites shqiperia eshte vend i lehte per tu destabilizuar por ne nuk
kryeministri eshte burracak paloka per protesten e opozites shqiperia eshte vend i lehte per tu destabilizuar por ne nuk

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, tha se kryeministri Edi Rama është vetëm një burracak.

Paloka, duke folur për protestën e opozitës, deklaroi se Shqipëria është një vend i lehtë për t’u destabilizuar, por se opozita kurrë nuk e ka dashur diçka të tillë. Sipas tij, nëse Rama vijon me veprime ekstreme, duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë opozita duhet t’i përgjigjet drejtpërdrejtë.

Edi Paloka: Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me protestë, por kemi të bëjmë me manifestim, ku u dhanë disa mesazhe. Mendoj se mesazhet janë dhënë. Pjesëmarrja në protestë ishte e kënaqshme, duke parë edhe rrethanat, pasi jemi në mesin e verës. Në këtë protestë ka pasur një prani tepër të madhe të të rinjve. Sa të jetë Rama në pushtet, zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë. Një popull që dhunohet dhe madje edhe vritet, e në fund edhe poshtërohet nga kryeministri që nuk ka empati për qytetarët e në fund nuk lejohet të votojë, ose do nënshtrohet ose do reagojë. Rama është një burracak, që kurrë nuk ka hyrë në një garë pa e dëmtuar më parë kundërshtarin. Ky e do kundërshtarin mundësisht pa ndjenja e më pas të dalë triumfator me të. Rama vullnetarisht nuk të jep asgjë, nëse nuk ushtron presion, që të lejojë shqiptarët të votojnë.

Ky vend është shumë i lehtë për t’u destabilizuar. Por, nuk ka ndodhur, sepse nuk ka qenë vullneti i opozitës për ta bërë këtë gjë. Por nëse Rama mendon gabimisht se ne nuk e bëjmë…nëse vijon në rrugën e vet me arrogancë, i duhet dhënë përgjigje direkt. Çdo akt ka një mesazh. Çfarë ndodh në Tiranë, nëse këta 20 mijë protestues shpërndahen nëpër qytet dhe hedhin molotovë. Ne nuk e duam destabilizimin, por nëse ky nuk të lë të votosh, të vendos nën diktaturë, do reagosh në të gjitha format. Jetojmë në një vend që përditë qytetarët vidhen e poshtërohen. Sali Berisha është lider i padiskutueshëm i PD.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts