Një kthesë e re në historinë e dashurisë mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit. Të dy, të martuar që nga viti 2014 dhe prindër të dy vajzave të vogla (Françeska dhe Isabela), i thanë lamtumirë njëri-tjetrit sërish.
Ka qenë vetë “showgirl”-ia argjentinase që ka zbuluar ndarjen nga i shoqi, që këtë herë duket përfundimtare gjatë programit televiziv spanjoll “Alternon”: “Jam ndarë. Për arsye personale dhe shëndetësore (tetorin e kaluar ajo zbuloi se kishte me leucemi) provova edhe një herë por nuk funksionoi”, tha Uanda. Duke shtuar: “Së shpejti do të flas publikisht për arsyet që më shtynë të marr këtë vendim”.
Historia mes shougirl-it dhe futbollistit kishte marrë fund, për shkak të një tradhtie të dyshuar të tij me modelen argjentinase Eugenia La China Suarez, në shtator të vitit 2022.
Në atë kohë Uanda, e ftuara e ‘Verissimo’, i kishte mbyllur dyert çdo hipoteze pajtimi: “La China nuk është një vajzë normale, në Argjentinë ajo kishte marrëdhënie me burra të martuar. U ndjeva e ofenduar dhe e tradhtuar prej tij. Mauro provoi mijëra gjëra për të më rifituar, por kur diçka prishet është e vështirë t’i rregullosh gjërat, veçanërisht kështu siç jam. E humba besimin tek ai, u përpoqëm të shkonim mirë për një vit, por nuk ishte si më parë. Nuk kishte paqe në shtëpi dhe duke menduar për fëmijët vendosa se ishte më mirë të thosha mjaft”, përfundoi Uanda Nara.
Por më pas, në nëntor 2022, ata u pajtuan çuditërisht. Dhe që atëherë ata nuk kanë reshtur së postuari foto që tregonin për dashurinë e tyre të rigjetur.
E fundit në profilin e saj daton në janar. Shkurtin e kaluar Uanda dhe Mauro u shfaqën së bashku në episodin e parë të ‘Belve’. Siç dukej se ishin të dashuruar dhe në paqe.
“Ne jemi të martuar për gati dhjetë vjet. Shpresojmë të zgjasë një jetë”, tha shougirl. Duke shtuar se futbollisti kishte “ranë në dashuri me mua normale, me pizhame teksa po përgatisja makarona, gjalpë dhe parmixhano, jo në disko”.
Në lidhje me tradhtinë e pretenduar të të shoqit me China Suarez, Uanda tha: “Nuk i besoj askujt, nuk e di se çfarë ka ndodhur”, por “në një histori kaq të gjatë, një fakt kaq i vogël nuk është pika kryesore”.
Me pak fjalë: “Sot jemi të lumtur”. Fjalë të thëna vetëm pesë muaj më parë. Për momentin nuk dihet se çfarë ka ndodhur që atëherë. Por Uanda tashmë ka bërë të ditur se së shpejti do të zbulojë në publik arsyet e ndarjes së re.
Ndërkohë nuk ka mbërritur asnjë koment nga Ikardi, i cili vetëm pak ditë më parë kishte postuar një foto me bashkëshorten e tij nën dritën e hënës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co