Nga data 26 korrik deri më 11 gusht 2024 do të zhvillohen në Paris, Lojërat Olimpike Verore, një event tepër i rëndësishëm për botën e sportit.
Në Olimpiadën e 33, sportistë nga gjithë bota do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive.
Në Paris 2024 do të jetë edhe eventi i futbollit, ku në skuadrat U23, lejohet të marrin pjesë edhe tre lojtarë jashtë kuote.
Kush janë yjet, që luajnë në Kombëtare të mëdha dhe që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Paris?
Në fushë në Paris do të jenë Julian Alvarez, Otamendi dhe Rulli nga kampionia e botës në fuqi Argjentina, ndërsa nga Franca do të jetë Lacazette.
Mateta, Bade, Hakimi, Rahimi e El Jajoui do të jenë në fushë për Marokun, ndërsa për Spanjën do aktivizohet Sergio Gomez, Miranda dhe Abel Ruiz.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co