Shqiperia

Lajmet mbi planet për atentat ndaj Gjukanoviç, reagon Meta: Shqetësuese për paqen dhe stabilitetin në rajon! Ja kush fshihet pas tyre

lajmet mbi planet per atentat ndaj gjukanovic reagon meta shqetesuese per paqen dhe stabilitetin ne rajon ja kush fshihet pas tyre
lajmet mbi planet per atentat ndaj gjukanovic reagon meta shqetesuese per paqen dhe stabilitetin ne rajon ja kush fshihet pas tyre

Lajmet për plane për atentate ndaj liderit historik dhe vizionar të Malit të Zi, ish-Presidentit, Milo Gjukanoviç janë tepër shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit.

Janë ata që ekzekutuan ish-Kryeministrin proeuropian të Serbisë, të ndjerin Zoran Gjingjiç.

Jemi pranë ish-Presidentit Milo Gjukanoviç, familjes së tij dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, me besimin e plotë se Ai do të vazhdojë i palëkundur kontributet e vyera për përshpejtimin e proceseve integruese dhe europianizuese të Malit të Zi, për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore shqiptaro-malazeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts