Taktika e veçantë e Tiago Motës, kërkon emrat dhe fotot e çdo punonjësi të klubit të Juventusit

taktika e vecante e tiago motes kerkon emrat dhe fotot e cdo punonjesi te klubit te juventusit



































Tiago Mota, trajneri i ri i Juventusit, ka pak vite në drejtim, pasi është vetëm 41-vkeçar. Por që tani, ai po tregon një metodologji pune ndryshe nga të tjerët, jo vetëm me atë që bën me ekipin në fushën e lojës.

66913e2fa374f.r_d.1583-983-2252

Mediat italiane kanë mësuar se tekniku kërkon që të ndjehet si në shtëpi te klubi bardhezi dhe sipas tij, gjithçka fillon duke pasur marrëdhënie shumë të mira përtej aspektit profesional me punonjësit e klubit me të cilët do të ndeshet gjatë gjithë kohës. Ndaj “detyra” që ai i ka vënë vetës, është të mësojë sa më shpejt të gjithë emrat e punonjësve me të cilët do të përballet në një moment apo një tjetër në klubin ku punon.

Një taktike që e kishte bërë një emër shumë të dashur te Bolonja, e të cilën ai do e përsëritë edhe në një klub shumë më të madh si Juventusi. Bëhet fjalë për të paktën 70-80 persona të cilët punojnë në qendrën stërvitore të Kontinasa, me të cilët Mota do të jetë në kontakt të vazhdueshëm, si dhe disa të tjerë që shtohen në ditët e ndeshjeve në stadium.

Kështu, që në ditët e para, Mota është prezantuar me një pjesë të këtyre peronave. Ai kërkon t’i thërrasë të gjithë me emër, ashtu siç kërkon që të bëjnë edhe ata, për të vendosur një raport miqësor dhe njerëzor, Kështu, pas prezantimit me një pjesë të tyre, Mota i ka kërkuar klubit një dosje të mirëfilltë me fotot dhe emrat e çdo personi të punësuar. Një listë që ai do e mësojë në ditët në vijim përmendësh në mënyrë që të ketë kontakte të drejtpërdrejta me këdo, duke e cilësuar këtë raport miqësor si pjesë themelore të punës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →