Sport

Futbollisti i fundit që ka shënuar gol në një finale europiani për Spanjën, Mata: Ky brez është i mrekullueshëm

futbollisti i fundit qe ka shenuar gol ne nje finale europiani per spanjen mata ky brez eshte i mrekullueshem
futbollisti i fundit qe ka shenuar gol ne nje finale europiani per spanjen mata ky brez eshte i mrekullueshem

Juan Mata do të jetë komentatori i BBC-së në ndeshjen mes Spanjës dhe Anglisë që do të vendosë Kampionatin Evropian të Gjermanisë. Ish-lojtari i Chelseat dhe Valencias është futbollisti i fundit që ka shënuar gol në një finale europiani për Spanjën, bëhet fjalë për vitin 2012, për fitoren ndaj Italisë së Cesare Prandellit 4-0.

A mundet Spanja të bëhet sërish kampione si në kohën tuaj?

“Ka një brez të mrekullueshëm. Që në fillim mendova se ishte një nga skuadrat që do të luftonte për titull. Spanja vazhdon të prodhojë lojtarë të mëdhenj. Unë e dua Dani Olmon, e dua më shumë Rodrin” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts