Inter, nota 10 për blerjet me kosto 0. Ja lista e lojtarëve që janë afruar me 0 euro nga zikaltrit ndër vite

inter nota 10 per blerjet me kosto 0 ja lista e lojtareve qe jane afruar me 0 euro nga zikaltrit nder vite
inter nota 10 per blerjet me kosto 0 ja lista e lojtareve qe jane afruar me 0 euro nga zikaltrit nder vite

Interi mund të cilësohet si skuadra e blerjeve më të mira me kosto 0. Që nga ardhja e Martottës në klubin zikaltër, merkatoja e Interit kryesisht ka qenë e fokusuar në afrimet e futbollistëve me kosto 0, pra të futbollistëve që u ka përfunduar kontrata me klubet e tyre. Sigurisht një taktikë e tillë ndiqet edhe nga shumica e klubeve të tjera, kryesisht në Itali, ku shkaku kryesor është vështirësia ekonomike e këtyre klubeve.

Por ajo ç’ka e bënë klubin kampion të Italisë të veçantë është fakti i afrimit të lojtarëve cilësorë, që kanë bërë diferencën te skuadra zikaltër dhe që për kohën kanë patur vlerë të konsiderueshme në treg. Zielinski dhe Taremi janë vetëm dy futbollistët e fundit, që i shtohen listës së madhe të lojtarëve. Kjo listë kryesohet nga De Vrij, me mbrojtësin holandez që erdhi tek Inter me kosto 0, por në treg vlera e tij për kohën ishte afro 40 milionë euro.

Më pas vijnë Çalhanoglu (35 mln) dhe Thuram (32), ndërkohë që në vendin e 4 është polaku Zielinsku, i sapoardhur nga klubi i Napolit në këtë sesion merkatoje, i cili sipas Transfertmarket aktualisht ka një vlerë afro 22 milionë euro. Emra të tjerë të rëndësishëm pjesë e kësaj liste janë: Godin, Figo, Crespo, Onana, Vidiç, Mkhitaryan etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →